E Diel, 1 Nëntor 2026

Sirianët votojnë për parlamentin e ri, opozita bojkoton

Aktivistët thonë se trupat ushtarake kanë vrarë tre persona në provincën lindore të Deir al-Zourit. Po ashtu, ka pasur raportime për luftime në Hama dhe në provincën e Idlibit.

Zgjedhjet e premtuara vitin e kaluar nga presidenti Bashar Al-Asad, janë të parat në 40 vitet e fundit që nuk garantojnë shumicë për partinë qeverisëse.

Grupet opozitare i cilësuan si të turpshme dhe bënë thirrje për bojkot.

Ata thanë se qeveria po vazhdon shtypjen e disidentëve pavarësisht se kishte rënë dakord me planin e paqes së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.

OKB-ja ka theksuar se armëpushimi i vendosur me 12 prill është shkelur gjerësisht teksa tanket dhe forcat e armatosura mbeten në qytete./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-07 16:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›