Mirditë, bllokohen 8 kamionë me dru kontrabandë

Policia e Mirditës ka bllokuar sot tetë kamionë me lëndë drusore kontrabandë.
Sipas informacioneve policia e Mirditës ka arrestuar edhe disa persona të cilët akuzohen për prerje të paligjshme pyjesh të drurëve por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin edhe të disa mjeteve të cilët të arrestuarit i përdornin për prerjen e drurëve.
Prerja pa kriter e pyjeve ka sjellë dëme të konsiderueshme në të gjithë territorin e vendit.