Maqedonia në BE, Rehn: Nuk ka një datë për fillimin e negociatave
Eurokomisioneri për Zgjerim, Oli Rehn ka deklaruar të premten në Helsinki se do të jetë e vështirë për Maqedoninë që t'i caktohet një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.
"Fillimi i negociatave për anëtarësim kërkon rekomandim të Komisionit, por duhet të pranohet nga të gjitha vendet anëtare, dhe në këtë moment nuk mund të thuhet se këto kushte janë përmbushur", deklaroi Rehn.
Komisioni Evropian kohë më parë inkurajoni Maqedoninë që të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së emrit, por megjithatë gjërat në këtë drejtim kanë ecur shumë pak.
Ndërkohë qeveria greke, ka paralajmëruar qartë se pa zgjidhjen e çështjes së emrit do të përsëritet skenari i samitit të Bukureshtit, kur Athina zyrtare vendosi veto për hyrjen e Maqedonisë në NATO.