E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vendos per 7 mijë trupa shtesë në Afganistan

Mobilizim i vendeve anëtare në ditën e dytë të samitit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Më tepër se 7 mijë trupa do t'i bashkëngjiten kontingjentit amerikan bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili megjithatë paralajmëroi se dërgimi i më shumë trupave në Afganistan nuk është "plumb i argjendtë", dhe u tha aleatëve të përgatiten për betejë të gjatë. Të paktën 25 vende anëtare u angazhuan për dërgimin e më teper trupave, një kundërpërgjigje e vlerësuar si mjaft pozitive nga sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.
Në takimin e sotëm në selinë e Aleancës, ministrat e Jashtëm të NATO-s e diskutuan strategjinë kundër talibanëve dhe Al Kaidës. Takimi vjen disa ditë pasi presidenti Barak Obama shpalli se ka vendosur të dërgojë edhe 30 mijë trupa amerikane në Afganistan

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›