Itali, arrestohen 11 të dyshuar për përvetësim fondesh
Autoritetet italiane kanë arrestuar të paktën 11 sipërmarrës të dyshuar për përvetësim të ndihmave dhe subvencioneve të shtetit italian dhe Bashkimit Evropian.
Karabinierët njoftojnë se së bashku me arrestimin e tyre në qytetin e Krotones janë sekuestruar edhe mallra, vlera e të cilave arrin në 90 milionë euro.
"Njëmbëdhjetë persona që operonin në sektorin e pasurive të patundshme, agro-ushqimor dhe në fushën e luksit u arrestuan sot nga policia italiane'', deklaroi kapiteni Domenico Dente.
"Mes mallrave të sekuestruar bëjnë pjesë llogari rrjedhëse dhe një bizhuteri e qëndrës historike të Romës'', shtoi ai.
Ndërmarrësit dyshohen për komplot, mashtrim dhe përvetësim të fondeve publike.