E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, i hapet rruga Malit të Zi

BRUKSEL- NATO i ka ofruar sot Malit të Zi një plan punë për anëtarësimin në aleancë, por nuk e ka bërë këtë edhe për shtetin fqinj të Ballkanit, Bosnjën, për të vitin u shpreh se ka nevojë për reforma të mëtejshme demokratike dhe një ushtri më efektive.

Anëtarësimi për Malin e Zi, mund të kërkojë kohë ndërkohë që vendi me  popullsi prej 650 mijë banorësh duhet fillimisht të përmbushë një seri kriteresh të Planit të Punës për anëtarësim në NATO, plan pune për anëtarësim.

Si Mali i Zi po ashtu edhe Bosnja janë pjesë e Programit të Partneritet për Paqe, platformë për vendet që shpresojnë anëtarësimin në NATO, aleancë ushtarake e përbërë nga 28 vende anëtare.

"Malit të Zi i është plotësuar kërkesa për të qenë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim dhe një mesazh i qartë i është dërguar edhe Bosnje-Hercegovinës", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
"Bosnje-Hercegovina do të jetë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim pasi të arrijë progresin e nevojshëm në reformat e kërkuara", theksoi ai gjatë një konference për shtyp.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›