Maqedonia pret regjim pa viza me BE-në
Maqedoni i ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara nga KE dhe pret regjim pa viza me BE-në në vitin 2009, u vleresua sot në debatin publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për çështje evropiane me temë "Deri në BE pa viza".Gjatë këtij debati u konstatua se Maqedonia i përfundoi të gjitha obligimet nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave që është pozitive në Raportin e parë të Komisionit Evropian për përparimin në këtë plan.Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Ivica Bocevski tha se është absurde që qytetarët e Maqedonisë të mos mundet të udhëtojnë në shtete evropiane."Është absurde që qytetarët e Maqedonisë, të cilët, kur Evropa ishte e ndarë me Murin e Berinit, lirisht kanë mundur të udhëtojnë edhe në Evropën Linodre, por edhe në atë Perëndimore, pas rrëzimit të tij, të ballafaqohen me mur Shengeni të vedneve nga Unioni", tha Bocevski.Ndërkaq, ambasadori i Francës në Shkup, Bernar Valero, deklaroi se Maqedonia deri tani ka arritur përparim shumë të madh lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave dhe është në rrugë të mirë që tërësisht t'i hiqet regjimi i vizave me BE-në, por megjithatë nuk dëshiroi të parashikojë nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm."Franca është e harmonizuar për liberalizimin e vizave dhe e mbështet procesin që e zhvillon Maqedonia. Po e vërejmë avancimin që e ka bërë vendi dhe jo vetëm që e vërejmë, por edhe e pranojmë. I mbështesim negociatat të cilat janë në vijim. Shpresojmë se ato do të përfundojnë shpejtë dhe se qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Duhet të priten vlerësimet e misioneve vlerësuese dhe vendimin, i cili duhet të kumtohet gjatë kryesimit çek me BE-në", tha Valero. Në përmbushjen e detyrave nga Udhërrëfyesi më shumë u përqëndruan ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe sekretarja shtetërore për BE në MPJ, Agnesa Rusi.