Vdekshmëria e foshnjeve,nivele alarmante
Vdekshmëria e foshnjeve në Shqipëri vazhdon të shwnojë shifra alarmante. Për të mundësuar përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor amtar , të porsalindur dhe fëmijëve Ministria e Shëndetësisë ka nisur një projekt i cili do të mbështetet financiarisht nga qeveria spanjolle dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. "Vdekshmëria amtare, e foshnjeve të porsalindura dhe e fëmijëve nën 5 vjeç në vendin tonë nuk po ulet me shpejtësinë e duhur" , theksoi zv Ministrja e Shwndwtwsisw. Ambasadori spanjoll në Shqipëri sqaroi se në vendin tonë numri i vdekjes së tw porsalindurve është shumë i madh krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit , dhe shpesh herë ky fakt është i lidhur me shëndetin e nënave . Ky projekt do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së kujdesit spitalor për nënën dhe foshnjet dhe forcimin e shërbimin shëndetësor nëpër shkolla.