Sarandë, fëmijët nga Patosi triumfojnë në koncertin ‘Vendlindja ime, shtëpia ime’
SARANDË- Grupi i fëmijëve nga Patosi fituan çmimin e parë për pikturën më të mirë në konkursin e dytë kombëtar ‘Vendlindja ime, shtëpia ime’, që u zhvillua për tre ditë me radhë në qytezën e Ksamilit, rreth 10 km larg Sarandës.
‘Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet numri i grupeve të fëmijëve që morën pjesë në konkursin Vendlindja ime, shtëpia ime, ishte tepër i lartë’,- koordinatorja e konkursit, Loreta Roshi .
‘Nga dhjetë grupe që konkuruan një vit më parë, sivjet u paraqitën mbi 20 grupe fëmijësh’,- nënvizoi Roshi, duke shtuar se konkurentët përfaqësonin qytete të ndryshme të vendit, si Himarë, Vlorë, Gjirokastër, Tiranë, Fier, Librazhd, Sarandë, Ballsh, Delvinë, Kamëz, Frakull, Xarrë, Ksamil etj.
‘Gjatë aktivitetit treditorë fëmijët ndërtuan mes tyre miqësi të reja, duke garuar me njohuritë e marra përgjatë vitit shkollor dhe duke shijuar bukuritë turistike të jugut të vendit’,- shton Roshi.
Sipas tij, juria e ngritur nga vetë fëmijët me drejtues artistin, Shkëlqim Mecaj vlerësuan me çmim të parë fëmijët nga Patosi, me çmim të dytë Gjirokastrën, ndërsa me çmim të tretë Tiranën.
‘Organizimi i konkursit për herë të dytë në bregdetin Jonian synon të vendosë një traditë, si dhe të gjallërojë turizmin kulturor për fëmijët’,- shprehet Roshi.
Konkursi u mbështet edhe nga firma ndërtuese “AEGEK”, si dhe nga sipërmarrës privatë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin bregdetar.
(e.m/ATA/BalkanWeb)