Maqedonia, protesta prej së mërkurës

Opozita e Maqedonisë, e udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, ka protestuar sot para selisë së partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.
Në protestë kanë marrë pjesë disa qindra protestues, të cilët më pas janë shpërndarë të qetë dhe pa shkaktuar ndonjë incident.
Lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski, ka thënë se protestat do të ndërpriten për disa ditë dhe do të rinisin nga e mërkura, transmeton rel
Pjesëtarët e opozitës, për disa ditë me radhë, kanë bllokuar rrugët e Maqedonisë me protesta paqësore.
Kriza politike në këtë vend ka nisur më 24 janar, kur parlamenti ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa ka urdhëruar pjesëtarët e sigurisë që me forcë të dëbojnë gazetarët dhe deputetët e opozitës, të cilët kanë bërë përpjekje të parandalojnë miratimin e buxhetit.
Partitë opozitare, nga korpusi maqedonas, kundërshtojnë buxhetin, duke thënë se ai çon në huamarrje të pakontrolluar të Maqedonisë./Indeksonline/