Komuna premton organizim më të mirë

Qytetarët për këtë festë do të shohin një organizim më ndryshe sesa herëve të kaluara dhe do të kenë mundësi që natën e parë të Vitit të Ri ta kalojnë në organizmin festiv nga ana e Komunës së Prishtinës.
Në prag të festës së Vitit të Ri Komuna e Prishtinës ka organizuar një mori aktivitetesh. Prishtina ka marrë një pamje më të ndryshme sesa herëve të tjera, duke sjellë për qytetarët një atmosferë të ngrohtë festive.
Komuna e Prishtinës tashmë ka filluar përgatitjet për festën e Vitit të Ri. Përveç dekorimit dhe ndriçimit të sheshit, është vendosur edhe një bredh gjigant i cili ka bërë që pamja e sheshit dhe e qytetit në prag të festës të jetë më e veçantë se herëve tjera.
Gjithashtu Komuna e Prishtinës ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijë të kategorive të ndryshme, shkruan Express.
“Nga Komuna e Prishtinës janë shpërndarë 1000 dhurata. Këto dhurata janë shpërnda në Qendrën e fëmijëve me autizëm, në SOS Kinderdof, në Qendrën e fëmijëve me Doën Sindrom, në Kodrën e trimave në Shkollën ‘Hilmi Rakovica’ në Shkabaj, po ashtu vlen të përmendet shpërndarja e dhuratave për fëmijët e dëshmorëve. Shpërndarja e dhuratave do të zgjasë deri ditën e diel me ç’rast fëmijët e klubit futbollistik ‘2 Korriku’ do të jenë të fundit që do t’u gëzohen këtyre dhuratave”, u shpreh për Express drejtoresha e kulturës në Komunën e Prishtinës Vlora Dumoshi.
Sipas Dumoshit, ditën e fundit të vitit, programi festiv për fëmijë do të fillojë në ambient të mbyllur në Sallën e Kuqe në ora 12:00, më pas do të vazhdojë në sheshin Nëna Terezë ku do të ketë muzikë me DJ, ndërsa festa pritet të vazhdojë deri në mesnatë ku edhe do të ndizen një mori fishekzjarrësh.
Ajo u shpreh e kënaqur me punën e kompanisë, e cila është marrë me dekorimin e sheshit për këtë vit dhe po ashtu, sipas saj, qytetarët janë mjaft të kënaqur sa i përket organizmit nga ana e komunës.
Qytetarët për këtë festë do të shohin një organizim më ndryshe sesa herëve të kaluara dhe do të kenë mundësi që natën e parë të Vitit të Ri ta kalojnë në organizmin festiv nga ana e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/