Presidenca ende nuk e ka ndihmuar Amsera Rekën

Një vit pas tragjedisë së Restelicës, kur orteku i borës mbyti 9 persona, Amsera Reka, e mbijetuara e vetme, nuk mori asnjë nga ndihmat e premtuara.
Përveç disa kukullave të dhuruara nga presidentja një ditë pas tragjedisë, asnjë cent nga 10 mijë eurot e premtuara nga Atifete Jahjaga nuk shkuan në këtë fshat, raporton gazeta JNK.
Zyra e Presidentes thotë se nuk është njoftuar nëse ka një mekanizëm ku do të mund të transferoheshin mjetet e ndara.
As premtimi i Ministrisë për Kthim e Komunitete për rindërtim të shtëpive, e ai i kryeministrit Hashim Thaçi për mbështetjen e Qeverisë, nuk u mbajtën.
Fati i Amserës është se me axhën e vet jeton në Itali./Indeksonline/