E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Kërcënimet vijnë nga Kosova

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova është një kërcënim për sigurinë.

Ai ka thënë se serbët kanë frikë prej sulmeve të mundshme nga shqiptarët, raportojnë mediat serbe.

“Serbia është e angazhuar për paqen, por ajo është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të shumta të sigurisë dhe sfidave, shumica e të cilave vijnë nga territori i Kosovës” ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se shpreson në ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndalur këto kërcënime siç është shprehur ai, që vijnë nga pala shqiptare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›