E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zjarr i madh në parkun e mallrave, digjen 9 autobusë

Një zjarr i madh ka përfshirë parkun e mallrave të qytetit të Fierit rreth orës 21.00 të kësaj mbrëmje. Si pasoje e këtij zjarri janë djegur plotësisht 9 autobusë. Zjarri është shuar rreth orës 22 e 30 minuta, duke u izoluar pa kaluar tek autobusët e tjerë apo tek banesat. 

FIER- Serbatori i naftës së një autobusi në parkun e mallrave në Fier, ka marrë flakë papritur rreth orës 21.00 të kësaj mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të madh i cili ka shpërthyer në 8 autobusë të tjerë të linjave ndërqytetëse. Forca të shumta policie si dhe 3 zjarrfikëse të Fierit e një tjetër e ardhur nga Lushnja kanë shkuar në vendngjarje rreth orës 21.45, të lajmëruar me vonesë për shkak se në momentin e shpërthimit të zjarrit, në parkingun e autobusëve nuk kishte roje. Banorët e zonës përreth të alarmuar nga shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në pothuajse të gjithë qytetin kanë lajmëruar policinë, Ndërsa mësohet se edhe në këto momente zjarri vazhdon i fuqishëm duke rrezikuar shtëpitë e banorëve. Burime nga Policia e Fierit thonë se dyshimet paraprake flasin për një zjarr të qëllimshëm si shkak i konkurrencës. Dy zjarrfikëse janë përpjekur të mbajnë flakët e mëdha larg banesave, ndërsa dy zjarrfikëse të tjera janë organizuar që të pengojnë marrjen flakë të 15 autobusëve të tjerë që ndodhen në parking. Ngjarja ka ndodhur 1 km larg qendrës së qytetit, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Po ashtu burime nga zjarrfikëset bëjnë të ditur se zjarri është shuar rreth orës 22 e 30 minuta, duke u izoluar pa kaluar tek autobusët e tjerë apo tek banesat. Në parkim ndodheshin autobuzë të linjës Fier-Vlorë, ndërsa kanë të gjithë me karburant në serbatorët e tyre. Drejtori i përgjithshëm i zjarrfikësve Dilaver Laçi, konfirmoi për televizionin “News24” se situata është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të mëtejshme.(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›