Sarandë, fermerët të shqetësuar për konkurencën
Edhe në zonat ku është prodhuar misër shqiptar, duket se ai po konkurohet nga misri i ardhur nga vende të tjera të rajonit. Fermerët sarandiotë të cilët duket se i kanë shpëtuar skandalit të misrit që shpërtheu këtë vit, po përballen me një tjëtër situatë të pafavorshme për ta.
SARANDE- Kultivuesit e misrit në zonën e Vurgut në rrethin e Sarandës shprehen të zhgënjyer nga çfarë po u ofrohet në tregun vendas. Sipas tyre misri që po dyndet në Shqipëri nga Serbia, i ka zhvlerësuar prodhimet e tyre gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për marrjen në total të 15 mijë tonëve misër nga rreth 50 fermerë që e kultivojnë atë në rajonin më jugor të vendit në Sarandë. Secili prej tyre ka investuar në 30 ha, por qe nuk kanë mundur ti gëzohen shumë këtij prodhimi pasi ndjehen të pambrojtur dhe të kërcënuar nga misri që ata thonë se ka hyrë nga Serbia.
Fermerët thanë se misri serb i futur nga Veriu shqiptar i konkurron pasi shitet me çmimin 26 lekë për kg, por ai është i përpunuar, i janë marrë disa lëndë bazë etj. Kjo ka bërë që misri bio i fermerëve të Vurgut të mos tërhiqet as për 27-28 lek kilogrami dhe tregtarët e pajtuar tek ata për vite me radhë, nga Fieri, Vlora, Elbasani etj, po largohen. Përballë kësaj konkurrence që ata e quajnë të pandershme, fermerët sarandjotë përgatiten të protestojnë. (a.r/news24/balkanweb)