Maqedonia shter liqenin e Ohrit
Autoritetet po maqedonase shterin liqenin e Ohrit. Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë liqen është nën kuotën minimale.
Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu, shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.
Kjo duket si përgjatë bregut në pjesën shqiptare dhe atë maqedonase. Të moshuarit thonë se asnjëherë nuk e kanë parë liqenin në këtë nivel, kaq të shterur në pikun e dimrit, i cili nga bregu normal është larguar mbi 50 m. Një situatë e tillë është krijuar pasi uji shkarkohet nga 5 portat e Liqenit të Ohrit në lumin e Drinit të Zi.
Nga shkarkimet mbi normalen të ujit të këtij liqeni përfitojnë në këtë kohë krize pesë hidrocentralet e ngritura nga vendi fqinjë përgjatë lumit Drin i Zi dhe një sasi e vogël e ujit mbërrin në hidrocentralet e Shqipërisë, Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.
Liqeni i Ohrit në vitin 1982 është shpallur Liqen që mbrohet nga UNESKO për vlerat e tij unike.