E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: E lëmë PS, nëse skorrektohet sistemi zgjedhor

Paskal Milo

Kreu i PDS paralajmëron selinë rozë

Koalicion PSD, PDS, PSV91 dhe parti të tjera, kemi 120 mijë vota, aq sa LSI

Aleati i vjetër i Partisë Socialiste, kreu i PDS-së, Paskal Milo, paralajmëron daljen nga koalicioni me PS-në, nëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk miratohet korrektimi i sistemit zgjedhor.
Sipas tij, partia që ai drejton, bashkë me Gjinushin, Koçin dhe parti të tjera të spektrit të majtë do të krijojnë një koalicion më vete bazuar në 120 mijë votat e marra më 8 maj, po aq sipas Milos, sa dhe LSI nga koalicioni i maxhorancës. Milo flet edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe preferencat e PS-së për emrin e Fatos Nanos.
Zoti Milo, pak ditë më parë ju patët një takim me të dërguarin e ODHIR-it për reformën zgjedhore. Çfarë i parashtruat si shqetësime për këtë reformë?
Na fakt, ishin tre përfaqësues të OSBE-ODIHR me të cilët ne morëm takim për të na dëgjuar lidhur me propozimet tona për reformën zgjedhore, dy prej të cilave janë të njohura që më parë prej nesh nga takimet e mëparshme. Për hir të së vërtetës, unë përgjithësisht kam qenë i zhgënjyer nga takimet që kam bërë me përfaqësuesit që kanë ardhur në emër të OSBE-së apo ODIHR-it në përpjekje për të asistuar në serinë e të ashtuquajturave reforma zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare ose vendore, sepse këta njerëz mua më janë dukur më tepër si rrogëtarë institucionesh, të cilët mund të jenë burra të nderuar dhe të respektuar e specialistë shumë të zotë në fushat e tyre, por që në Shqipëri nuk kanë ndikuar dhe nuk ia kanë arritur që të kontribuojnë në përmirësimin substancial të ligjeve zgjedhore. Më tepër kanë ardhur të kryejnë një ritual, sesa të japin një kontribut. Këtë ua thashë hapur, duke kërkuar që këtë herë të mos bëjnë atë që është bërë në të kaluarën.
Çfarë u kërkuat atyre?
Ne u kemi parashtruar kërkesat tona, unë në emër të PDS u kam kërkuar katër çështje kryesore që duhet të jenë në vëmendjen e tyre: E para, korrektimi kombëtar i sistemit proporcional rajonal, që është një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë, siç është barazia e votës. E dyta, u kërkova që të përsosin mekanizmat e identifikimit të listave zgjedhore, duke u mbështetur te regjistri biometrik i kartave të identitetit; e treta, për të identifikuar votuesit në mënyrë elektronike, duke iu referuar kartës së identitetit dhe shenjës së gishtit; e katërta, duke kërkuar numërimin elektronik të votave, sepse aty ka degjeneruar procesi zgjedhor dhe e pesta që të kemi një tjetër Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, jo partiak, jo politik, por me përfaqësues jashtë politikës, duke ia lënë më pas Komisionit për Reformën për të gjetur formën e kompozimit.
A keni mbështetje politike nga PS-ja në Komisionin për Reformën Zgjedhore lidhur me korrektimin kombëtar të sistemit? Nëse kjo nuk arrihet, cila do të jetë e nesërmja politike?
Deri tani kemi një mbështetje politike publike dhe në tavolinë nga kryetari i PS-së dhe përfaqësues të veçantë të PS-së, përfshirë këtu zotin Gjiknuri, për të mbështetur kërkesat tona të drejta nga të dy spektret politike, por nuk kemi një përgjigje eksplicite të qartë se PS-ja do ta kushtëzojë ecurinë e mëtejshme të reformës zgjedhore me elementin e korrektimit kombëtar në sistem. Kjo argumentohet me faktin se nuk mund të sakrifikohet e gjithë reforma zgjedhore që pritet të konkludohet me PD-në, për shkak të një kërkese të tillë që ata e konsiderojnë se është vetëm e partive të vogla. Unë mendoj se e kanë gabim, pavarësisht se në fund të fundit ata shohin llogaritë e tyre partiake. Këtu kemi të bëjmë me një çështje parimore dhe kushtetuese, që ka të bëjë me barazinë e votës së qytetarëve shqiptarë dhe nëse një parti, si PS-ja, shkel parimin e barazisë së votës, atëherë nuk ka pse ajo të kërkojë dhe pretendojë, siç ka bërë pas vitit 2009, që të ankohet për vjedhjen e votës, sepse vetë ka shkelur Kushtetutën.
Nëse korrektimi i kombëtar nuk pranohet, cili do të jetë pozicioni juaj, i PDS-së, e cila tashmë është e grupuar brenda një grupimi me PSD dhe PSV91 në koalicionin opozitar?
Ne nuk duam të shantazhojmë PS-në dhe nuk është ky synimi ynë. Por ne duam që PS-ja të thyejë disa mentalitete dhe koncepte të gabuara që ajo i ka pasur shumë në të kaluarën dhe shpresojmë që të mos i ketë tani, që i ka konsideruar partitë aleate si dekor për të mbushur listat e koalicionit dhe çdo gjë është vendosur në interes të tyre, pa marrë në konsideratë mendimet tona. Nëse ky koncept i vjetër, shumë i dëmshëm, do të vazhdojë dhe do të shndërrohet në një praktikë politike, që ne nuk e dëshirojmë, atëherë që padyshim do të veprojmë siç thotë populli, dy duar për një kokë janë.
Që do të thotë?
Do të thotë që ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e mundshëm që mund të na krijojë hapësira ligjore për të mbrojtur kërkesat tona.
Ju mund të krijoni koalicion më vete, pa PS-në?
Koalicioni tashmë është hedhur si ide, dhe nëse ai akoma nuk po konkretizohet, kjo më tepër është rrjedhojë e kujdesit tonë për të mos u nxituar pa parë përfundimin e Kodit Zgjedhor, sepse në fund të fundit ai do të përcaktojë edhe taktikat tona elektorale, por ekziston si një alternativë që nuk do të përqendrohet vetëm në tri partitë tona tashmë të deklaruara, por do të zgjerohet dhe me parti të tjera të spektrit të majtë.
Në zgjedhjet e fundit vendore, PDS, PSD dhe PSV91 kanë marrë rreth 100 mijë vota. Ju mendoni se do ti mbani këto vota nëse dilni më vete nga koalicioni me PS?
Ne kemi gjithsej mbi 120 mijë vota, pra kemi së bashku aq vota sa ka marrë LSI-ja në anën tjetër të koalicionit. Kështu që është një numër votash, që pavarësisht nga specifikat që kanë zgjedhjet lokale, mendoj se është një bazë e rëndësishme për të pasur pretendime gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Para se të shkojmë në zgjedhjet parlamentare, kemi zgjedhjen e Presidentit. Ka kërkesa të përsëritura nga PS-ja për një konsensus me PD-në në lidhje me Presidentin, ndërkohë dua tju pyes, a ka një konsensus brenda koalicionit të majtë, në tryezat tuaja javore diskutohet për profilin, por dhe për emrin e Presidentit të ardhshëm?
Nuk ka pasur dhe nuk besoj se PS-ja do ta shtrojë këtë çështje në diskutim me aleatët e saj, sepse gjithnjë e ka menduar dhe e mendon zgjidhjen e kësaj çështjeje brenda oborrit të vet dhe në një rreth shumë të ngushtë njerëzish. Nuk besoj se PS-ja do ta konceptojë zgjedhjen e Presidentit të ri në formën e një diskutimi të hapur të mënyrës se si u zgjodh Avokati i Popullit, që për mendimin tim ishte një karrem që PD-ja i dha PS-së që të mos pretendojë seriozisht për një President konsensual në të ardhmen, pavarësisht se drejtues të PS-së kanë folur se janë dhe do të këmbëngulin për një President konsensual. Ndërkohë Berisha nga ana tjetër, me atë vullnet dhe vendosmëri që e karakterizon në marrjen e vendimeve dhe të llogarive që bën, ka përjashtuar idenë e një Presidenti konsensual që mund të vijë si rrjedhojë e një dialogu transparent, të përgjegjshëm mes dy forcave të mëdha politike. Këtu bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe përgjegjësia është e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë, të dy partive të mëdha politike. Çdo përpjekje për ta privatizuar këtë proces në emër të atyre ndryshimeve kushtetuese shumë të dhimbshme dhe kaq me shumë pasoja negative që u bënë në 2008-n, nuk përmban në vetvete frymën dhe shqetësimin e drejtë të ligjshëm kombëtar për të zgjedhur një figurë konsensuale, por mendohet të instrumentalizohet institucioni në emër të vënies së këtij institucioni të sht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›