E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadilli: Ina Rama, spekulim me ekspertizën e FBI

TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot Prokuroren e Pergjithshme per bashkepunim me kreun e PS-se per spekulim me ekspertizen e FBI-se, lidhur me hetimet per 21 janarin.

Gjate nje deklarate per mediat, nga kryesia e Kuvendit, Deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka theksuar se Ina Rama i ka formuluar në selinë e Partisë Socialiste akuzat për gardistët.

Në ekspertizën e FBI-së në asnjë gërmë nuk bëhet fjalë me vrasje me dashje. Akuza është formuluar bashkë me Edi Ramën në selinë PS-së në tentativën e përbashkët për ti shpëtuar akuzave për 21 janarin tha Kadilli.

Unë nuk do të ndalem në trillimet dhe mashtrimet e saj sepse për shqyrtimin e tyre ekzistojne të gjitha mundësitë, por dua ti rikujtoj shqiptarëve sot, se më datën 22 Janar, në oren 4:00 të mëngjesit Edi Rama, që kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin horrave të Gardës, e heronjve që mbrojten Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht sic shprehet Kryeprokurorja publikisht dhe në akuzë, u deklaroi shqiptarëve se Drejtori i Përgjithshëm i Policise i ka thënë në telefon Prokurores se Përgjithshme se nuk do të ekzekutojë vendimet pasi aty ka lapsus, duke dëshmuar kështu bashkërëndimin e ngushtë midis tyre,- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›