PDK kërkon shkarkimin e Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka paralajmëruar se do ta kërkojë shkarkimin e Albin Kurtit nga posti i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, në mbledhjen e parë të këtij komisioni.
Kërkesën për shkarkim të Kurtit ai e arsyeton me izolimin që i është bërë Komisionit për Punë të Jashtme për shkak të sjelljeve të Kurtit.
Komisioni ynë, me gjithë rëndësinë që ka, është izoluar vetëm për shkak të sjelljeve nonshalante të Albin Kurtit. Më përjashtim të Kuvendit të Shqipërisë, asnjë parlament tjetër nuk na ka ftuar. Bile, në disa takime që kam pasur me përfaqësues ndërkombëtarë më kanë thënë drejtpërdrejt se izolimi i komisionit tuaj është bërë vetëm për shkak të Kurtit, ka deklaruar Muja.
Ai është shprehur se kërkesën do ta paraqesë për votim në Komision dhe nëse ajo mbështetet do ti dërgohet Kryesisë së Kuvendit. Nëse dështon, ai ka thënë se do të japë vet dorëheqjen nga Komisioni. Nuk do të rri në një komision që drejtohet nga një njeri që është në kundërshtim me të gjithë, dhe me një njeri që nuk e njeh as Kushtetutën e vendit të vet, tha Muja.