E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia vendi me papunësi më të madhe në Evropë

Nga 27 vendeve anëtare dhe tre vendet kandidate, Maqedonia ka shkallën më të lartë të papunësisë. “Eurobarometër” është një sondazh sociologjik, i cili zhvillohet në çdo 6 muaj në vendet anëtare të BE-së dhe jep përfytyrim për mendimet e qytetarëve mbi probleme të rëndësishme të së tanishmes dhe së ardhmes së BE-së.Kjo anketë e fundit është realizuar në fillim të muajit qershor në vendet anëtare dhe vendet kandidate.

Anketuesit e vendeve anëtare kanë theksuar se kanë besim tek sistemi social i shteteve të tyre, që përkujdesen për të papunët në rast të thellimit të krizës, ndërsa shtetasit e Maqedonisë nuk janë të informuar për mekanizmat e mbrojtjes sociale në vende, nuk i dijnë të drejtat e tyre që i takojnë, në rast se ngelen pa punë. Shtetasit e Maqedonisë kanë besim të madh tek BE se do të sjellë siguri në sferën e punës dhe sigurimit social.(ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›