E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç: Serbët nuk kanë kushte për të votuar

Duke folur për zgjedhjet e nëntorit, Bogdanoviç ka thënë se- edhe pse disa parti që përfaqësojnë serbët janë regjistruar për zgjedhje- nuk ka kushte që serbët të votojnë në Kosovë, pasi që këto zgjedhje do të mbahen sipas planit të Ahtisaarit të cilin Serbia nuk e ka njohur.

Sipas tij, decentralizimi është i domosdoshëm në Kosovë, dhe “Serbia është e gatshme të bisedojë me EULEX-in edhe pse gabimet e këtij misioni shpesh kanë shkuar në dëm të serbëve”.

Po ashtu, Bogdanoviq i ka dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës duke thënë se nuk mund të kërkojë nga serbët që t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike derisa nuk zgjidhet problemi me energji elektrike në vendet ku jetojnë serbet, dhe se “nuk është lehtë t’i thuash dikujt ta paguajë rrymën elektrike kur ata e dinë se në këtë mënyrë do të financohen institucionit të cilat ata nuk i pranojnë si të tyre”. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›