Maqedonia vendos marreveshje me 20 shtete per pensionet dhe sigurimin e invaliditetit

Maqedonia ka nenshkruar dhe ratifikuar mbi njezet mareveshje nderkombetare per sigurimin e pensioneve dhe te invaliditetit me shtetet e rajonit te Ballkanit ato evropiane dhe me gjere. Kesisoj u eshte mundesuar qytetareve te saj te gezojne te drejten e pensionit nga shtetet e tjera. Me implementimin e ketyre marreveshjeve qytetaret nga Maqedonia per realizim te se drejtes se pensionit ne nje shtet tjeter mund te shfrytezojne pension te huaj ne Maqedoni dhe me pas te kene sigurim shendetesor per veten dhe familjen. Ne baze te ketyre marreveshjeve 35 mije qytetare te Maqedonise kane realizuar te drejten e pensionit nga shtetet tjera. Permes marreveshjeve mundesohet trajtim i barabarte i pensionisteve per te cilet zbatohet marreveshja e sigurimit te pensionit te invaliditetit si dhe e sigurimit ne rast papunesie te rritjes se numrit te femijeve dhe sigurimit ne rast te lendimit ne pune apo te semundjeve profesionale sqaron Irena Ristovska perfaqesuese e Ministrise se Punes dhe Politikes Sociale.
Bildunterschrift Shkupi
Rreth 12 mije qytetare shfrytezojne pensionin nga Gjermania
Drejtori i Fondit per sigurimin e pensioneve dhe te invaliditetit ne Maqedoni Hisni Jakupi thote se roli i institucionit qe ai drejton ka te beje me zbatimin e dispozitave te marreveshjeve perkatesisht te ndermjetesoje gjate realizimit te te drejtave per sigurimin e pensionit dhe te invaliditetit per te siguruarit te cilet kane realizuar stazh pensional ne nje shtet tjeter. Me zbatimin e marreveshtjeve bilaterale per sigurimet sociale diku mbi 35 mije qytetare qe kane punuar ne shtete tjera e shfrytezojne kete pension ne nje vend tjeter. Numri me i madh eshte nga ish-republikat Jugosllave. Por edhe nga Gjermania prej nga rreth me shume se 12 mije qytetare shfrytezojne pensionin nga ky shtet thote drejtori i Fondit Pesional Hisni Jakupi.
Ne nentor 2011 hapet fushata sqaruese mbi procedurat e nevojshme
Maqedonia ne baze te marreveshjeve nderkombetare per sigurimin e pensionit dhe te invaliditetit ne vecanti me vendet me te cilat ka te nenshkruar marreveshje eshte e detyruar qe te beje pagesen e pensioneve ne vendin ne te cilin perdoruesit posedojne shtetesine ose jetojne ne ate shtet.Numri i ketyre qytetareve me shtetesi te huaj eshte diku mbi 7.551 pensionist nga 30 vende te ndryshme te botes. Gjithnje sipas drejtorit te Fondit Pensional Hisni Jakupi qe nga nentori 2011 do te filloje nje fushate gjate se ciles zyra administrative e fondit do te jape sqarime dhe keshilla profesionale per proceduren e pergjithshme per ushtrimin e te drejtave qe burojne nga marreveshjet nderkombetare per pension. Fushata do te rrise njohurite e te siguruarve per te drejtat e tyre dhe gjithashtu do te kontribuoje ne shkurtimin e procedures per te fituar te drejten e pensionit.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Lindita Arapi