E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Tunizi- Pritje e tensionuar e rezultatit

Kur te dielen ne mbremje ra ora e mbylljes se qendrave te votimit ne shkollen fillore Rue de Marseilles sundonte nje heshtje ceremoniale. Pastaj drejtuesja e kesaj qendre hap kutine e votimit.

800 flete votimi perhapen ne tavolinen e shkolles. Studentja Simbark perjeton per here te pare nje proces te tille votimi shte dicka e jashtezakonshme kemi pritur gjate per nje dite te tille. Gati e kishim humbur shpresen me zor mund te them dicka syte me jane mbushur me lote. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhje ne Tunizi

Studentja ka lote ne sy ndersa gishtin tregues blu. Nje shenje e pagabueshme se Simbark ka votuar. do votues duhet te lyente gishtin ne nje boje speciale per te menjanuar manipulimet.

Kandidate kryesore konsiderohet partia e moderuar islamike Enhada

Edhe 25 vjecari Raulf ka votuar per here te pare. Ne janar disa metra larg kesaj shkolle fillore ai doli bashke me demonstruesit e tjere ne rruge kunder diktatures. Ne bulevardin Boruguiba. Kam pritur gjate per kete dite. Per mua kjo dite eshte e rendesishme si festa islame e e Kurban Bajramit. Edhe une kam protestuar ne janar. Sot kam ndjenjen qe po shporren nga truri im mbetjet e fundit te diktatures. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhje ne Tunizi

Po ashtu edhe per Ahmedin kjo dite eshte shume e rendesishme.

Mbare bota eshte e gezuar sot eshte i lumtur tere populli tunizian. 53 vjet zgjedhjet ishin thjesht nje teater. Sot jam i lumtur qe jape voten time. Me ne fund mund te shprehim lirisht mendimin tone kjo ishte e pamundshme dikur

Sikur Ahmedi te dielen 23.10. drejt kutive te votimit ishin drejtuar miliona njerez. Komisioni i Pavarur Zgjedhor vlereson qe ne zgjedhje te kene marre pjese mbi 70 per qind e elektoratit. Sipas Komisionit pervec disa parregullesive te vogela zgjedhjet ishin korrekte.

Autor Marc Dugge/ Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›