Maqedonia voton pjesemarrje e ulet e shqiptareve

Procesi zgjedhor në Maqedoni që ka nisur që në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë parregullësi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 13.00 kanë votuar 35,08 për qind të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e fundit, deri në orën 13 jehona votuesve ka qenë rreth 28 për qind.
Dalje më e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore të banuar kryesisht me popullatë shqiptare, njoftoht për një pjesëmarrje më të ulët, me 27,60 për qind. Ndryshe nga Komisioni shtetëror, lëvizja qytetare “MOST”, që ka numrin më të madh të vëzhguesve, ka raportuar për disa parregullsi të vogla.
Vëzhguesit vendor dhe të huaj janë të pranishëm në vendet e votimeve për të ndjekur procesin e votimit, ndërsa pranë qendrave të votimit në një distancë të përcaktuar ligjore janë të pranishme edhe forcat e rendit për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Nga zgjedhjet parlamentare do të dalin 123 deputetët e Kuvendit nga gjithsej 679 kandidatë të 18 subjekteve politike që garojnë në zgjedhje.
Për herë të parë tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, votim që është realizuar gjatë ditës së shtunë. Zgjedhjet synojnë të kthejnë në rrugën e duhur përpjekjet e vendit për anëatrësimin në BE dhe në NATO. VMRO-DPMNE, partia konservatore e kryeministrit populist, Nikola Gruevski dhe socialdemokratët e ish-kryeministrit Branko Cervenkovski, përballen me sfidën e rigjallërimit të ekonomisë dhe uljen e papunësisë. Programet e tyre gjatë fushatës u paraqitën me premtime dhe platforma pothuajse të njëjta.
Analistët thonë se cilado parti të jetë fituese, do ti nevojitet një partner koalicioni, me shumë gjasa, partia fituese nga radhët e shqiptarëve. Në garën zgjedhore konkurrojnë 7 parti shqiptare.
Fushata elektorale 20 ditëshe ka kaluar e qetë, në veçanti në bllokun politik shqiptar, ku për herë të parë që nga vendosja e pluralizmit nuk është regjistruar as edhe një incident.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e diel , 05 qershor 2011 )