Aksident ne Tirane 1 i plagosur

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur në aksin Kamëz-Bathore në Tiranë. Si pasojë e shpejtësisë, por edhe e shpërqëndrimit të drejtuesve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të plagosur një grua.
Sipas policisë, drejtuesja e automjetit tip Benz, për shkak të pakujdesisë ka përplasur një fuoristradë e cila po dilte nga një biznes privat pranë zonës, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë ka mbetur e plagosur drejtuesja e fuoristrades, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur.
E plagosura u dërgua për në spitalin ushtarak, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Aksidentet në kryeqytet, kjo dhe me shtimin e fluksit të hyrjeve të automjeteve prej kohësh janë një problem për drejtuesit e policisë të cilët priten të fillojnë një aksion me masa të rrepta për shkelësit e kodit rrugor.
Prej kohësh, vendi ynë paraqet problematikë në numrin e lartë të aksidenteve, ndërsa shtimi i gjobave për shkelësit e kodit rrugor, ende nuk po gjen zbatim.
Jul Kasapi