E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonisë i iku treni për në BE

Kjo ditë për Maqedoninë mund të ishte historike, nëse qeverisja aktuale do të arrinte një zgjidhje kompromisi me Athinën për kontestin e emrit. Por edhe do të zbatonte reformat e parashtruara nga Komisioni Evropian. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve në vend thonë se, Maqedonia u tregua e shurdhër ndaj diplomatëve të huaj të cilët sugjeronin zgjidhje urgjente për cështjen e emrit.

Më 27 korrik Maqedoninë e pret një takim i rëndësishëm me BE-në – Këshillin për Stabilizim dhe Asocim, por jo edhe lajme të mira nese do të merrë goditjen e rradhës nga BE-ja.

Takimi do të mbahet së bashku me përfaqësusit e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Emri pa dyshim do të jetë në rend të ditës, ndërsa presidenca belge do ta sqarojë Shkupin zyrtar se nuk mund ta bind Greqinë të pranojë fillimin e negociatave me Maqedoninë pa zgjidhjen e emrit. Komisioni Evropian do t’i sqarojë Maqedonisë se shtyerja e konstestit të emrit e rrezikon edhe progresin e reformave.

Burime për agjencinë e lajmeve INA bëjnë të ditur se nëse do të vazhdojë ngecja e reformave, Maqedonia mund ta humb edhe rekomandimine KE-së për negociata të dhënë tetorin e vitit të kaluar.

Në lidhje me pritjet nga takimi i ardhshëm i Këshillit për stabilitet dhe asociim, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vasko Naumovski thotë se Nga BE-ja presim vlerësim objektiv dhe fer për të arrituarat e vendit.

"Qëndrimi ynë si shtet është jo se Republika e Maqedonisë është e gatshme nesër të bëhet shtet-anëtar i BE-së, por se ka dhe shumë të bëhet. Pikërisht për këtë edhe ekzistojnë vet negociatat, plotësisht të harmonizohen standartet në shoqërinë e Maqedonisë me ato evropiane. Presim që Këshilli për stabilitet dhe asociim ta prezentojë në një mënyrë objektive dhe fer tërë këtë që deri më tani është arritur në Republikën e Maqedonisë në raport me integrimin evropian", ka theksuar Naumovski./ina/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›