E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Rusia vazhdon të mbështesë Serbinë

Aktualisth Aleksejev mban postin e ambasadorit rus në Poloni, ndërsa më parë ka qenë udhëheqës i sektorit të katërt evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë. “Federata Ruse mbetet e palëkundur në pozicionet e veta rreth Kosovës. Ne, ashtu si edhe më parë, jemi gati të bashkëpunojmë me Serbinë, me dëshirën që situata në Kosovë të kthehet brenda kornizave të së drejtës ndërkombëtare. Miqtë tanë serbë shpeshherë kanë paralajmëruar që këtë çështje ta propozojmë për shqyrtim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nëse serbët vendosin ta bëjnë këtë, ne do t’i mbështesim. Rusia për Kosovën nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim të vetin”, u shpreh Aleksejev në intervistë.

Lidhur me vendimin e GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai tha se Gjykata është bazuar vetëm në dokumentin e shpalljes së pavarësisë. “Gjykata ka shqyrtuar vetëm një dokument konkret që lidhet me procesin e shkëputjes. Në fakt duhet të kishte shqyrtuar gjithë procesin e ndarjes së Kosovës, meqë kjo është e rëndësishme jo vetëm për Serbinë, por për gjithë Evropën Juglindore si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, vijoi ish-ambasadori rus në Serbi.

Aleksejev shtoi se Kosova do të mbetet edhe për një kohë të gjatë pikë e dhimbshme në Ballkan dhe do të ndikojë për një kohë të gjatë në situatën e përgjithshme të rajonit. “Kosova edhe më tutje është burim i situatave të ndera, burim i gjitha llojeve të krimit të organizuar dhe kjo nuk mund të fshihet”, pohoi diplomati rus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›