Maradona: Ishte krahu i Fabianos jo ‘Dora e Zotit’
JOHANESBURG-Për Diego Armando Maradonën nuk ka më "Dorë e Zotit", siç ndodhi në gjysmëfinalen e famshme ndaj Anglisë në vitin 1986. Duke folur në konferencën e djeshme për shtyp, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Greqisë, tekniku argjentinas ka komentuar deklaratën e Luis Fabianos, i cili e quajti "Dora e Zotit" golin e dytë të shënuar ndaj Bregut të Fildishtë dy net më parë. "Nuk ishte Dora e Zotit, por vetëm krahu i tij, - ia preu shkurt Maradona. - Ishte e qartë prekja e tij me krah, madje më duket se e kapi dy herë. Por, pas golit m'u duk tragjikomike sjellja e gjyqtarit të ndeshjes, francezit Stefan Lanua. Kur unë shënova golin tim në vitin 1986 e mbaj mend shumë mirë fytyrën e arbitrit. Ishte gjithë dyshime. Shikonte nga tifozët, nga arbitri anësor, sepse atëherë nuk kishte arbitër të katërt. Donte një indicje. Ndërsa ky i djeshmi qeshte, që do të thotë se e kishte parë qartë prekjen e Luis Fabianos", u shpreh trajneri i Argjentinës.
Italia
Nuk mund të mungonin pyetjet mbi kombëtaret e tjera, sidomos ato që nuk po shkëlqejnë. Maradona e nis nga Italia. "E mbaj mend mirë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë, kur barazuan me Kamerunin dhe Perunë. Më pas u bënë kampionë të botës, - tha ai. - Them se do të ishte një skandal nëse Italia do të eliminohej në këtë mënyrë. Nuk besoj se do të ndodhë". Në fakt, sipas Diegos të gjitha skuadrat e mëdha do të arrijnë ta kalojnë fazën në grupe. "Në fund do të arrijnë të gjitha, madje ndonjëra do t'ia dalë më mirë se tjetra. Sot po shikoja televizionin spanjoll, thoshin se Spanja duhet të kalojë në një mënyrë ose në një tjetër...Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ajo që ma ka mrekulluar pak është Franca dhe sjellja e lojtarëve të saj".
Favoritet
Por, përsa i përket skuadrave favorite për fitimin e Botërorit, Maradona nuk sheh ndonjërën më mirë se tjetrën. "Të gjithë janë duke nxehur motorrët, kur loja të bëhet vërtetë e fortë, do ta shohim se kush do të fitojë". Argjentina ka 6 pikë pas dy ndeshjesh dhe praktikisht është e sigurt për të kaluar në fazën tjetër. "Nuk jemi kandidatë për fitimin e trofeut, nuk jemi as favoritët, - shpjegoi Diego. - E di se çfarë do të thotë të luash një Botëror, e di se çfarë do të thotë të përjetosh këtë aventurë, por nuk më pëlqen të më konsiderojnë favorit. Nuk më pëlqen të më quanin para se të vija dhe as tani".
(d.b/BalkanWeb)