PS: Berisha në garë me gënjeshtrën
Partia Socialiste e akuzoi kryeministrin, Berisha se po mashtron me shifrat ekonomike. Deputeti, Ilir Beqja, permendi disa nga rastet, qe sipas tij, faktojne se shefi i qeverise genjen.
“Sali Berisha ka hyrë në garë me gënjeshtrën. Gënjeu për borxhin publik. Gënjeu për numrin e njerëzve që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve. Gënjeu për pagën mesatare prej 500 dollarësh. Gënjeu për përgjegjësinë e rritjes së taksave të reklamës. Gënjeu në mënyrë të përsëritur edhe për raportin e Drejtorisë e Përgjithshme për Cështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Europian. Në atë raport nuk ka asgjë nga çfarë thotë Sali Berisha. Nuk thuhet asnjë fjalë se Shqipëria është ndër 10 më të mirët në Europë. Së fundmi, edhe industria e sigurimeve është në krizë. Më pak mallra janë siguruar, më pak mjete sigurohen për transportin ndërkombëtar. Klima e biznesit vazhdon të përkeqësohet. Cdo biznes që nuk i përket familjes politike e biologjike të Sali Bërishës gjobitet e kërcënohet me mbyllje” tha Beqja. < I mëparshmi