E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Jemi në Kampionat Botëror me meritë

Argjentina është kualifikuar për Kampionatin Botëror 2010, me zor. Mario Bolatti shënoi në minutën e 84-të, derisa ekipi i Diego Maradonas mposhti Uruguain 1-0, të mërkurën, duke siguruar pozitën e katërt dhe kualifikimin direkt nga Amerika e Jugut.

Maradona përdori gjuhë të ashpër si reagim ndaj kritikëve në konferencë për shtyp, pas ndeshjes, duke thënë se mediat në Argjentinë e kanë trajtuar si bërllok dhe lavdëroi tifozët, të cilët i sheh si meritorë për fitore.

U falënderohem futbollistëve. Jemi në Kampionat Botëror me plotë meritë, shtoi ai. Në ndeshjen e cila ishte vendimtare për shpresat e të dyja ekipeve për kualifikim direkt për në Kampionatin Botëror, Argjentina fitoi, ndërsa Uruguai tani duhet të luajë në barazh kundër Kosta-Rikës, ekipit të katërt nga zona e Amerikës Veriore dhe Qendrore. Ndeshja e parë zhvillohet në Kosta Rikë, më 14 nëntor, ndërsa Uruguai është nikoqir i përballjes së dytë, katër ditë më vonë.

Ekuadori dështoi të sigurojë barazhin, duke shfrytëzuar humbjen e Uruguait, pasi u mposhtën në udhëtim nga Kili 1-0. Brazili luajti pa gola në shtëpi kundër Venezuelës, ndërsa Peru fitoi 1-0 ndaj Bolivisë. Paraguai humbi në shtëpi nga Kolumbia 0-2. Brazili përfundoi i pari me 34 pikë, një më tepër se Kili dhe Paraguai.

Kualifikohet Hondurasi
Kosta-Rika ishte disa sekonda afër kualifikimit për në Kampionatin Botëror 2010, por goli i barazimit, në kohën shtesë nga SHBA-ja, i ktheu ata në barazh dhe i dhuroi Hondurasit një biletë për garën e vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut nga rajoni i Concacafit. Hondurasi, që paraqitjen e vetme në një botëror e kishte më 1982, iu bashkua SHBA-së dhe Meksikës në tre pozitat direkte nga Amerika Veriore, Qendrore dhe rajoni i Karaibeve.

Kombëtaret e kualifikuara:

Evropë: Danimarka, Zvicra, Sllovakia, Gjermania, Spanja, Anglia, Serbia, Italia, Holanda.
Play-off: Portugalia, Greqia, Sllovenia, Rusia, Bosnja, Ukraina, Franca, Republika e Irlandës, Norvegjia.
Amerika e Jugut: Brazili, Kili, Paraguai, Argjentina.
Play-off: Uruguai.
Afrika: Gana, Bregu i Fildishtë
Azia: Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Republika e Koresë.
Play-off: Bahrejn, Arabia Saudite.
Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet: SHBA, Meksika, Hondurasi
Play-off: Kosta-Rika
Oqeania:
Play-off: Zelanda e Re

Amerika e Jugut

Rezultatet

Peru Bolivia 1 - 0
Brazili Venezuela 0 - 0
Kili Ekuadori 1 - 0
Uruguai Argjentina 0 - 1
Paraguai Kolumbia 0 2

Tabela

Brazili 18 34 pikë
Kili 18 33
Paraguai 18 33
Argjentina 18 28
Uruguai 18 24
Ekuadori 18 23
Kolumbia 18 23
Venezuela 18 22
Bolivia 18 15
Peru 18 13

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›