Maradona: Kam gjashte vjet, qe nuk perdor me droge
Diego Armando Maradona, ne prag te finaleve te Kupes se Botes, thekson se nuk perdor me droge. "Nuk marr me droge prej gjashte viteve", eshte shprehur Diego Armando Maradona, para finaleve te Kupes e Botes. Trajneri i Argjentines eshte shfaqur ne nje feste dhe ka folur ne lidhje me ekipin e tij kombetar, qe pretendon te fitoje Kupen e Botes, madje konsiderohet nje prej ekipeve favorite. "Dhjete dite me pare, kam festuar gjashte vjet nga koha kur nuk kam perdorur me droge. Per kete vendim qe mora dua te falenderoj dy vajzat e mia, Dalman dhe Xhaninan, pa ato nuk do te kisha dale kurre nga kjo rruge." Maradona eshte divorcuar nga gruaja e pare dhe tani eshte i fejuar, por thekson se si nje baba i mire, vajzat luajne nje rol te rendesishem ne jeten e tij. "Kur kam dale nga nje klinike, ato ma thene se isha babai i tyre dhe se kishin nevoje per mua." Keshtu, Maradona thote se ne kete moment eshte detyruar t'i thote "ndal" droges dhe t'i kthehet jetes normale. Ai mori ne dore fatet e Argjentines dhe pretendon qe te udheheqe ekipin drejt suksesit te Kupes se Botes. Ne Argjentine dhe ne bote, Maradona mbetet per shume njerez nje prej ikonave te futbollit. Ai shkelqeu ne "Meksike 86", duke i siguruar vendit te tij suksesin dhe trofeun e dyte te Kupes se Botes. Lionel Mesi konsiderohet pasardhesi i tij dhe pritet te tregoje veten, ne finalet e ardhshme te Kupes se Botes.