E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: "Mesi është i njëllojtë me mua"

Diego Armando Maradona është rikthyer në fushë katër muaj pas daljes nga spitali. "Pibe de Oro', duket se është i aftë të rilindë cdo herë. Pas abuzimeve të panumërta më alkoolin që e cuan në spital "Numri 10" u rikthye në fushë gjatë një ndeshjeje "shoëball" (njëlloj futbolli si i sallës, luhet 7 me 7) të zhvilluar në Rozario të Argjentinës, ku arriti të mbrojë ngjyrat argjentinase kundër një seleksioni uruguajan duke fituar 8-5 përpara 6000 shikuesve. Maradona shënoi një gol nga pika e penalltisë, por mbi të gjitha ishte protagonist i lojës argëtuese së bashku me pasuesin e tij Lionel Mesi. Ish-futbollisti i Napolit foli me entuziazëm dhe krenari pas ndeshjes: "Kisha menduar se nuk do të isha në gjendje të ecja pas asaj që më ndodhi. Tani, përkundrazi vrapoj pas një topi". Kampioni i Botës flet me emocion për Mesin: "Duhet ta veshë ai bluzën me numër 10 të Argjentinës, pasi tifozët tanë shpresojnë te ai për të fituar dicka në të ardhmen. Nuk vuan nga tensioni dhe kur hynë në fushë kërkon të argëtohet. Varemi të gjithë nga loja e tij". Më pas edhe një pararelizëm: "Jemi të dy majtë, kemi fituar Botërorin U-20 (Maradona në vitin 1979, Mesi në 2005-n) dhe kemi shënuar gol me dorë pa mundur të shihet nga gjyqtarët. Mesi është i njëllojtë me mua".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›