E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, 67 milionë usd për Balakun dhe Robenin

Reali i ofroi Celsit një ofertë të kombinuar prej 67 milionë dollarë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Gjermanisë, Mikael Balak dhe anësorit të Holandës, Arjen Roben. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle. Kampionia e Spanjës ishtë në negociim e sipër prej disa javësh për Roben, por shtimi i papritur në listë edhe të mesfushorit gjerman i jep tratativave një shije surprize. Shtypi iberik shton se për 23-vjecarin Roben, Reali i Madridit ka gati një kontratë pesë vjecare, ndërsa për Balakun një marrëveshje tre vjecare. Balaku, i cili muajin e ardshëm do të mbushë 31 vjec, e pati shumë të vështirë të adaptohet në Premier Ligën angleze pas transferimit nga Bajerni i Munihut në vitin 2006 te Celsi me parametrat zero. Trajneri i ri i Realit të Madridit, Bernd Shuster, ish-futbollist i Kombëtares gjermane, pohoi pak ditë më parë se ai e dëshironte një lojtarë me karekteristikat e Balakut. Roben nga ana e tij u transferua te londinezët nga PSV Eindhoven për 35 milionë dollarë në vitin 2004.
BALLACK BEST COMPILATION

Robben Compilation

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›