E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Murinjo është më i miri

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, vlerësoi trajnerin e Interit, Hoze Murinjo, duke e cilësuar më të mirin. Drejtuesi i stolit të Argjentinës i tha presidentit Masimo Morati se bëri një zgjedhje të zgjuar duke emëruar luzitanin në skuadrën zikaltër. Gjatë një vizite në fushat stërvitore të kampionëve të Italisë, Maradona nuk e fshehu admirimin për klubin milanez dhe mënyrën sesi drejtuesit punojnë. Murinjo erdhi në fillim të sezonit duke zëvendësuar Roberto Mançinin dhe me ish-teknikun e Çelsit skuadra po ecën mjaft mirë, duke kryesuar Serinë A dhe kualifikimin në Champions. Për "Inter Channel", Maradona deklaroi: "Morati është një person i shkëlqyer dhe e ka udhëhequr Interin drejt majave të futbollit. Gjatë verës së kaluar ai ia besoi skuadrën Murinjos, trajner të cilin do ta kisha punësuar edhe unë nëse do të isha president i klubit". Më tej, ish-ylli i Napolit shtoi: "Kjo ishte zgjedhja më e mirë; këtë ia thashë edhe Moratit kur e takova. Murinjo ka gjithçka: ai di të flasë me lojtarët, me mediat, në dhomat e zhveshjes. Për mua është më i miri".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›