E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Maradona e Dunga? Dy idiotë"

Në faqet e revistës holandeze “Helden”, Shnajder nuk është kursyer aspak në opinionin e tij mbi Maradonën dhe Karlos Dungën. “është bukur kur ke dikë që të drejton me qetësi dhe nuk përhap panik. Edhe pse ishim në disavantazh ndaj Brazilit, qëndruam të qetë. Parapëlqej një si ai (Van Marvijk g.s), sesa dy idiotë si ata”, u shpreh mesfushori që po shkëlqen me Holandën në botërorin e Afrikës së Jugut.

Por menjëherë lojtari ka korrigjuar përmbajtjen e intervistës, duke u justifikuar me faktin që “ka pasur një keqkuptim të madh në përkthimin e fjalëve të mia. Në intervistë nuk i jam referuar drejtpërsëdrejti Maradonës dhe Dungës, për të cilët kam respekt jo vetëm për atë që kanë bërë si futbollistë, por edhe për punën e tyre si trajnerë. Thjesht kam folur për ndryshimet midis trajnerëve, sepse nuk janë të gjithë njëlloj. Më vjen keq për keqinterpretimin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›