MASH: Përzgjedhja e studentëve pas 30 Korrikut
Pas provimit me zgjedhjet, kandidatët për studentë duhet të plotësojnë formularin A2 për 10 preferencat.
Ndryshe nga vitet më parë, maturantët e 2010-s do të plotësojnë 10 preferencat sipas rendit zbritës, nga më e pëlqyera te më pak e preferuara pas datës 20 korrik. Brenda kësaj kohe do të ketë përfunduar edhe procesi i vlerësimit të provimeve me zgjedhje si dhe nxjerrja e rezultateve të konkursit për degët e arteve, arkitekturës dhe ato sportive.
Ndonëse do të plotësojnë 10 degë, kandidatët edhe këtë vit do të përzgjidhen si fitues vetëm në njërën prej tyre, e pikërisht në atë degë që renditet si preferenca më e lartë. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë vit në formularin A-2 do të listohen 225 degë të fakulteteve publike në të gjitha vendin, nga ku maturantët do të përzgjedhin vetëm 10 prej tyre.
Tashmë janë përcaktuar edhe tabelat e koeficienteve jo vetëm për llojin e shkollës së mesme që ka kryer maturanti, por dhe ato të degëve të fakulteteve. Në procesin e llogaritjes së rezultatit final për kandidatët që do të hyjnë në garën e konkurrimit me rezultatet e viteve të shkuara do të merren koeficientet e miratuara nga Ministria e Arsimit gjatë vitit 2010.