E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinovon Bentezi, e pasojnë të tjerët

Rafa Benitez do ta drejtojë skuadrën ë Liverpulit deri më 2014. Kjo është vendosur pas rinovimit të kontratës nga ana e trajnerit spanjoll. Një gjë e tillë u ka hapur rrugën kontratave të tjera në klubin e kuq. I pari në listë është sulmuesi Dirk Kuyt. Holandezi është shprehur i gatshëm të qëndrojë përkrah Benitezit. Të tjerë lojtarë në prag të rinovimit janë edhe danezi Daniel Ager, prej kohësh në ndjekje nga shumë klube evropiane. Ndërkohë që kësaj liste nuk i mungojnë as emrat e Xherrard, Reina e Fernando Torres.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›