Maradona prezantohet si teknik i Argjentinës
Nga Altin Latifi
Maradona është prezantuar zyrtarisht si trajneri i kombëtares së Argjentinës. Ai ka bërë të ditura menjëherë kriteret për lojtarët që do të jenë pjesë e përfaqësueses, ku kryesore mbetet bindja ndaj urdhrave të tij.
ARGJENTINE- Diego Armando Maradona u prezantua si trajneri i ri i Argjentinës dhe menjëherë bëri të ditura standartet e tij për futbollistët. “Duhet luajalitet. Luajalitet absolut. Mendoj se jemi në kërkim të kësaj. Duhet gjithashtu që futbollistët, t’i binden urdhrave të numrit 1, që jam unë. Kjo është ajo që unë kërkoj. Nëse do të punojnë me mua, lojtarët duhet të jenë të përkushtuar”. Kanë qenë këto fjalët e Maradonës në prani të presidentit të Federatës Hulio Grondona dhe gazetarëve të shumtë. Ish-ylli i futbollit argjentinas do ta nisë detyrën në krye të ekipit kombëtar nga ndeshja miqësore me Skocinë më 19 nëntor. Ai tha gjithashtu se e ka respektuar marrëveshjen me Barcelonën dhe Lionel Mesi nuk do të thirret për këtë ndeshje. Maradona sqaroi se kjo ishte pjesë e marrëveshjes me presidentin Laporta për të lënë talentin që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike. Maradona zëvendësoi në këtë post Alfio Bazilen, i cili u largua pas humbjes me Kilin më 15 tetor. Edhe pse një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, janë të shumtë ata që e shohin si të dyshimtë zgjedhjen e Maradonës si trajner i kombëtares. Në krah të tij do të jetë edhe njeriu që e shpalli Argjentinën kampione bote në 1986. (a.r/balkanweb)