Reali, hakmarrje ndaj Juves
Nga Altin Latifi
Reali i Madridit do të ndeshet ndaj Juventusit, në ndeshjen kryesore të natës së sotme në Ligën e Kampioneve. Pas humbjes së pësuar në Torino, në kampin madrilen ekziston një dëshirë për hakmarrje dhe sipas trajnerit Shuster, kjo i ka motivuar më shumë lojtarët.
ITALI- Reali i Madridit do të kërkojë të hakmerret për atë humbje zhgënjyese 2-1 të pësuar në Torino dy javë më parë. Kampionët e Spanjës do të presin sot në mbrëmje Juventusin, një ndeshje që shihet si mundësia më e mirë për reagim pas barazimit me Almerian në fundjavë, që i la 2 pikë pas Barcelonës. Trajneri Bernd Shuster beson shumë tek aftësitë e skuadrës së tij. “Besoj se ndeshja e Torinos ishte një humbje e thjeshtë që do të na ndihmojë shumë për këtë përballje. Lojtarët do të kenë një motivim më të madh për t’i bërë gjërat ndryshe”, deklaroi tekniku gjerman i Realit. Forma që po kalon Juventusi në Champions League dhe në kampionat e ka lënë të habitur Shuster. Sipas tij, lojtarët e kësaj skuadre ndoshta kanë fituar më shumë besim pas triumfit me Realin më 21 tetor. Portieri Iker Kasijas tha se humbja në Torino ishte një leksion që lojtarët e Realit duhet ta mësojnë para sfidës së sotme në Bernabeu, për të qenë më të kujdesshëm në mbrojtje. “Duhet të jemi shumë të përqendruar, pasi Juventusi bën shumë gjëra nga hiçi. Duhet të jemi të kujdesshëm në topat e vdekur, pasi ata kanë futbollistë si Del Piero dhe disa lojtarë të gjatë”, u shpreh Kasijas. Pas tre ndeshjeve të para, Juventusi ka 7 pikë në grupin H, ndërsa Reali ndodhet në kuotën 6. Për trajnerin Shuster sot do të rikthehen sulmuesi Rud Van Nistelroi dhe mbrojtësi portugez Pepe, që ishin të dëmtuar. (a.r/balkanweb)