E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 banditet me te medhenj te gjitha koherave

Nga Jesse James qe vodhi 1 miliard dollare si guerilas te hajduti i Mona Lizes qe zhveshi muzeun e Luvrit. Emrat dhe historite mahnitese te superhajduteve te historise nga bandat partizane qe vrisnin e grabisnin kedo te hajduti xhentil me maske balloje per te cilin femrat e Frances rriheshin me njera-tjetren

Jesse James

I lindur ne Misuri banditi i famshem konsiderohet si nje hero popullor. Ai se bashku me vellane e tij Frenk gjate Luftes civile komandonte nje njesi guerile e cila luftonte kunder jugoreve. Por guerilja e tij gjithashtu vidhte dhe plackiste. Vlera e vjedhur nga banda e Jesse James llogaritet te jete rreth 2.4 milione dollare qe me vleren e atehershme te dollarit sot i bie te jete diku tek 1 miliard dollare. Pas Luftes Civile ai vazhdoi te ishte renegat dhe kerkohej ne te gjitha shtetet e Amerikes. Me ne fund ne vitin 1881 guvernatori Thomas Crittenden vendosi nje shperblim prej 10000 dollaresh per ate qe dorezonte Jesse James te gjalle ose te vdekur. Por Jesse ruhej mire. Asnje sherif nuk i afrohej dot as nuk mund ti zbulonte gjurmet pasi populli e donte shume dhe e fshihte. Shoku i tij i ngushte dhe njekohesisht anetar i bandes Robert Ford i cili ne SHBA njihet me emrin Frikacaku e qelloi diten e diel pasi ishte kthyer nga kisha me nje plumb pas koke brenda ne shtepine e Jesse ku po drekonin. Bema me e famshme e Jesse James eshte vrasja e 22 prej 23 ushtareve te paarmatosur qe ndodheshin ne nje tren menjehere pas vendosjes se rendit ne perfundim te Luftes Civile.

Billy the Kid

Si shume nga legjendat e verteta te perendimit te eger Billy the Kid nuk ka asnje gjurme te dokumentuar por historine e tij mund ta marresh vesh shume mire nga ato qe tregojne per te. Sipas gjasave ai ka lindur rreth viteve 1859-1861 dhe ishte jetim. Emri i tij i vertete nuk dihet. Ai brodhi ne femijerine e tij sa ne Nju-Jork dhe ne Kolorado ose Nju- Meksiko. Vjedhjen e tij te pare e beri ne moshen 11-vjecare. Ai vodhi nje kosh te madh me kostume kishtare te palara per kete u denua me 7 muaj burg. Pasi doli filloi jeta e tij e vertete prej desperadoje. Gjate jetes se tij te shkurter deri diten qe e arrestuan dite ne te cilen ishte 19 vjec ai kishte kryer mbi 25 vrasje dhe rreth 150 grabitje te armatosura krejtesisht i vetem. Ne gjyq ai u arratis duke vrare sherifin dhe 2 ndihmesit e tij. Por pak ore me vone nje sherif tjeter i ra ne gjurme dhe e qelloi per vdekje. Ishte data 14 qershor 1881. Sherifi ishte i famshmi Pat Garret.

Salvadore Giuliano

I njohur ndryshe si Roobin Hoodi Italian ai udhehiqte nje ushtri prej 600 banditesh vidhte te pasurite dhe me plot kuptimin e fjales ua dhuronte parate te varferve. Banda e tij ka vrare mbi 100 oficere policie dhe ka grumbulluar rreth 5 milione dollare nga vjedhjet e plackitjet e pothuajse 1 milion dollare te tjere nga rrembimet dhe marrjet peng te femijeve te te pasurve. Giuliano publikonte letra ne gazeta te ndryshme drejtuar shtetit dhe thoshte se i deklaronte lufte te hapur qeverise italiane. Ne vitin 1949 nje ushtri prej 5000 ushtaresh me pervoje rrethoi Siciline dhe e ndoqi Giulianon per 6 muaj derisa me ne fund e vrau me nje mitraloz te rende. Kur ai vdiqhellipgazeta Times shkruante se Giuliano per rreth 10 vjet ishte mbreti i banditeve ne nje vend qe banditet konsiderohen mbreter

Need Kelly

Eumlshte njeriu me i famshem ne Australi. Ai pasi vrau 3 police te mbretereshes u arratis ne male bashke me banden e tij te vogel e cila perbehej kryesisht nga vellezerit dhe kusherinjte e tij. Ata me pas paten nje jete shume te bukur pasi populli i mbronte me sakrifice dhe vetemohim. Ata vidhnin banka vrisnin ushtaret dhe policet e qeverise si dhe shtynin popullin te ngrihej ne lufte. Ne perplasjen e fundit me policine dhe ushtrine banda shpiku disa kostume te trasha prej celiku dhe plumbat e policeve vetem sa benin zhurme kur perplaseshin ne ato kostume. Policet u hutuan dhe filluan te arratiseshin nga syte kembet duke ulerire Ai eshte i pavdekshem. Por nje oficer me pervoje e kuptoi marifetin dhe e qelloi Ned Kellyn ne kycin e kembes. Me pas e arrestuan dhe e varen ne vitin 1880 ne sheshin kryesor te Melburnit. Por fama e Ned Kellit nuk mund te varrosej kollaj. Dhjetera aktore kane hyjnizuar figuren e tij duke e misheruar neper filma me i famshmi prej tyre edhe i ndjeri Heth Leadger i cili u nominua per cmimin Oscar.

Claude du Val

Mbase banditi me i cuditshem i te gjitha koherave. Ai ka grabitur ne shekullin XVII mijera karroca pasanikesh qe rrugetonin ne France nga nje qytet ne tjetrin. Por per cudine e te gjitheve nuk ka perdorur kurre dhune. Kurre. Asnjehere te vetme. Ai perdorte sharmin e tij. Dilte i maskuar si per ballo maskash dhe me politesen me te madhe u zbrazte kuletat pasanikeve te cilet as nuk e padisnin per shkak te miresjelljes se tij te jashtezakonshme. Kurioziteti me i madh i jetes se tij eshte se nje here nje baroni ia ktheu perseri kuleten e tejmbushur me monedha ari vetem e vetem se ra dakord qe te vallezonte nje vals me gruan e tij te bukur. Pas dhjete vjetesh arratie me ne fund u arrestua dhe u var ne sheshin e Parisit. Qindra gra shkulen floket e njera-tjetres ne perpjekje per te prekur sadopak trupin e tij.

Bonnie dhe Clyde

Bonnie Parker dhe Clyde Barrow njihen si dy bandite tmerresisht te lezetshem dhe te bukur. Ata ishin shume te dashuruar me njeri-tjetrin. Por kishin nje ves te keq vrisnin kedo qe i pengonte te vidhnin. Ne fillim ata organizuan nje arratisje te madhe nga burgu ne te cilen u vrane 8 police. Me pas ne perleshje me policine ata vrane 6 police te tjere dhe moren peng shefin e policise te cilin e vrane me pas. Shteti i Teksasit urdheroi te ashtuquajturen gjuetia e madhe dhe ishte vetem ceshtje kohe qe Bonnie dhe Clyde te vriteshin nga rreth 1500 njerez qe i ndiqnin ne kerkim te shperblimit prej 25000 dollaresh. Makina e tyre u sulmua nga nje grup prej rreth 50 vetash dhe secili prej te dyve mori jo me pak se 100 plumba. Keshtu perfundoi aventura 21-mujore e ciftit me te famshem ne bote autor i dhjetera vrasjevevjedhjeve dhe djegieve.

Butch Cassidy

Ishte perversi i trenave. Gjate jetes se tij si bandit se bashku me pothuajse 8 anetare te tjere ne banden e tij Butch Cassidy vodhi te pakten 500 trena disa prej te cileve dy ose tri here. Vjedhja me e famshme ishte ajo e 2 qershorit 1899 ne te cilen ai vodhi rreth 300 mije dollare nga nje kasaforte e sindikates se punetoreve e cila ndodhej ne tren. Kjo gje e beri shume te urryer ne popull. Ndryshe nga shume kolege te tij ai beri nje jete prej njeriu te urryer. Kudo qe shkonte njerezit e shihnin shtrember madje kishte gjithnje guximtare qe nxirrnin koburet dhe e qellonin. Kjo ishte dhe arsyeja qe ai jetoi me gjate se te tjeret. Vigjilenca e tij e jashtezakonshme dhe ndjekja e vazhdueshme nga policia e bene qe te arratisej ne Kolumbi se bashku me mikun e tij Sundance Kid. Ata sajuan nje histori me te cilen genjyen te gjithe. Organizuan nje sherr te madh me arme gjate te cilit dogjen dy trupa te cileve u kishin veshur rrobat e tyre. Keshtu qe doli nami se Butch Cassidy kishte vdekur. Por 35 vjet me vone rastesisht nje agjent federal gjeti varrin e tij ne Alaske.

Vincenzo Peruggia

Per te bere vjedhjen me te madhe ne historine e vjedhjeve Vincenzo Peruxhes nuk iu deshen as mjete elektronike super te sofistikuara as teknologji e larte as partnere apo ortakehellip.iu desh thjesht durim. Ai u fsheh ne banjat e muzeut te Luvrit ne Paris dhe priti derisa muzeu te mbyllej. Pastaj shkoi e hoqi Mona Lizen nga vendi i saj dhe priti derisa te hapej perseri muzeu. Policet e arrestuan por ai u tha se ishte harruar brenda nga ata vete se madje kishte thirrur por ata e kishin mbyllur muzeun keshtu qe ai ia kishte futur gjumit brenda ne muze. Por ku shkoi piktura Ai e kishte mbeshtjelle me plastmas me pas me nje rrobe te vjeter dhe e kishte hedhur ne nje kazan te madh mbeturinash. E mori andej pas tri ditesh dhe e la te fshehur ne nje kasolle per tre vjet. Kur e solli ne Itali pas tre vjetesh qe bota nuk dinte ku ndodhej kryevepra ai menjehere tentoi ta shiste por bleresi i tij e denoncoi dhe ai beri vetem 6 muaj burg pasi gjykata nuk e provoi dot qe ai e kishte vjedhur pikturen. Me pas ai u rekrutua ne ushtrine italiane dhe mori pjese ne Luften e Pare Boterore. Pas luftes hapi nje dyqan pikturash ne Paris dhe u mor me drejtimin e tij derisa vdiq ne vitin 1935.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›