Maradona, shkarkohet nga posti i trajnerit të kombëtares

Diego Armando Maradona është shkarkuar nga pankina e kombëtares së Argjentinës pikërisht kur pritej e kundërta. Trajnerit të pasuksseshëm të Botërorit 2010, me votë unanime të bordit të Federatës Argjentinase të Futbollit, nuk i është rinovuar kontrata, që tashmë i kishte përfunduar.
"Komiteti ekzekutiv, me të gjithë anëtarët votoi në mënyrë unanime, duke vendosur të mos rinovojë kontratën e Maradonës si trajner i ekipit kombëtar," ka deklaruar zëdhënësi i AFA-s, Ernesto Cherquis Bialo.
E ardhmja e Maradonës u vu në dyshim, pas shkatërrimit 4-0 përballë Gjermanisë, por gjithësesi pritej që ish-yllit të futbollit ti jepej një tjetër shans.
Edhe presidenti i Federatës, Julio Grondona, ka dashur të shmangë cdo keqinterpretim. "Kishte nevojë për të bërë ndryshime në stafin përreth Diegos, dhe nuk arritëm në një marrëveshje. Mendoj se disa media janë keqdashës, kur shprehen se ne e hoqëm. Askush nuk u hoq, kontrata nuk u rinovua sepse nuk kishim kushtet për ta bërë", sqaroi Grondona.
Trajneri karizmatik ishte një nga personazhet më të diskutuara në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut dhe pavarësisht daljes së shpejtë të Argjentinës nga kompeticioni, tifozët i kanë qendruar besnik, duke e mbështetur në castet e vështira.
Eno Skarço