Qëndrimi tek Liverpool, Mascherano e Torres qëndrime të ndryshme

Javier Mascherano dëshiron të largohet nga Liverpool, ndërsa Fernando Torres do të qendrojë. Tekniku i ri i klubit të Anfield, Roy Hodgson, ka bërë të ditur pozicionin e dy lojtarëve, në lidhje me të ardhmen. Kapiteni i Argjentinës Mascherano duket se është tashmë në rrugën drejt Milanos, ku do të bashkohet me ish-trajnerin, Rafael Benitez, tek Inter.
"Po, ai dëshiron të largohet nga klubi, ai e bëri të qartë vitin e kaluar dhe tani do të largohet, por ka kontratë me Liverpool, kështu që do të largohet ose jo, është një vendim që do ta marrim ne," u shpreh Hodgson.
26 vjecari ka ende dy vjet kontratë që e lidh me Liverpool, ndërkohë që një tjetër yll i skuadrës, që sic duket ka vendosur të qendrojë është Fernando Torres.
Chelsea dhe Manchester City insistojnë për të firmosur me sulmuesin spanjoll, por duket se edhe këtë sezon, ai do të luajë për Liverpool. "Me sa jam në dijeni ai kërkon të qendrojë këtu. Do të luajë për Liverpool edhe sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që di unë," ka përfunduar Hodgson.
Liverpool ka prezantuar ndërkohë, edhe tre blerjet e reja Milan Jovanovic, Danny Uilson dhe Joe Cole. "Klubi flet vetë për atë që ka arritur. Njerëzit që e rrethojnë më bënë të ndihem i mirëpritur. Dua të ndihmoj klubin të fitoj sa më shumë trofe," deklaroi Cole. Serbi ka mbërritur me parametër zero, ashtu si edhe Cole, ndërkohë që Liverpool ka shpenzuar £2 milion stërlina për të sjellë 18 vjecarin nga Rangers.
Eno Skarço < I mëparshmi