Merr vizat, por humbet stërvitjen holandeze
Më në fund bardheblutë kanë mundur të pajisen dje me vizat holandeze në prag të ndeshjes Utreht. Pengesë për dhënien e këtyre vizave nuk ishte, ashtu siç edhe mund të mendohej, ambasada holandeze në kryeqytet, por vetë klubi bardheblu. Drejtuesit e saj nuk e kishin parashikuar kualifikimin e skuadrës në sfidën e turit të parë ndaj hungarezëve të ZTE-së, ndaj edhe nuk u kishin kushtuar rëndësi përgatitjeve për një udhëtim në drejtim të Holandës. Por me atë që Tirana ka bërë në fushën kundërshtare, ku fitoi 0-1 dhe siguroi kualifikimin, më shumë se të gjithë fansat e saj, ka surprizuar drejtuesit, të cilët i ka gjetur të papërgatitur. Kjo u ka kushtuar bardhebluve nisjen drejt Holandës me një ditë vonesë, duke bërë kështu që Tirana të humbasë mundësinë për të kryer stërvitjen ambientuese me fushën ku do të luhet ndeshja.
#