Edhe Ditmar Bicaj largohet nga Tirana
Disiplinori
Mbrojtësi Ditmar Bicaj nuk do të jetë më lojtar i Tiranës. Ish-lojtari i ekipit përfaqësues Under-21, që është edhe në orbitën e Kombëtares “A”, është lënë lojtar i lirë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Pas mbledhjes së djeshme, është “konstatuar zgjidhja me mirëkuptim e kontratës së Bicajt me klubin Tirana, pa detyrime nga asnjëra prej palëve”. Pas Muzakës, me vendimin e komisioneve të federatës, bardheblutë humbasin edhe mbrojtësin, i cili nuk u aktivizua në Europa League kundër hungarezëve të Zalaegerszeg TE.
#