E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiakos me Ibagazan në skuadrën anti-Besa

Përforcimi

Olimpiakos bën një lëvizje të bujshme në merkato në prag të sfidës së nesërme me Besën në “Qemal Stafa”, e vlefshme për trurin e dytë të Europa League. Kampionët rekordmenë në futbollin grek kanë afruar në skuadrën e tyre një emër të njohur të futbollit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për mesfushorin Argjentinas Ariel Ibagaza, i cili braktis Spanjën pas 12 sezonesh dhe transferohet nga Vijareal tek Olimpiakos. Ibagaza ka luajtur në La Liga edhe me Majorkën, me Atletikon e Madridit. Të enjten pritet të jetë në fushë ndaj Besës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›