E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradonna mbështetet nga kreu i Federatës së Futbollit të Argjentinës



Pas mbështetjes që mori prej tifozerisë argjentinase edhe pse u eleminua në mënyrë të turpshme prej Botërorit pas humbjes 4-0 ndaj Gjermanisë, Maradonna ka marrë edhe përkrahjen e kreu të Federatës së Futbollit të Argjentinës, Hulio Grondona. Sipas mediave argjentinase Grondona dëshiron që trajneri aktual, Diego Maradonna të drejtojë kombëtaren edhe gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik të kontinentit amerikano-latin, "Coppa America", i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Argjentinë. Megjithatë federata duhet të presë vendimin e Maradonës i cili pas kthimit në atdhe deklaroi par fansave të tij se me Argjentinën u mbyll një cikël duke nënkuptuar se mund të largohet nga pankina e "selection". Por Maradonna lajmëron: Ka përfunduar një cikël". Me këto fjalë gazeta argjentinase "Cronica" paralajmëron një lamtumirë të mundshme të trajnerit të kombëtares së Argjentinës. Kjo shprehje, shpjegon gazeta, është marrë nga fqinj të Maradonës dhe është shprehur nga ky i fundit me mbërritjen e tij në lagjen "El Trebol", kur ka theksuar se objektivi i tij tashmë është të qendrojë me familjen. Edhe Presidenbtja e Argjentinës Kristina Fernandez është krenare për skuadrën e futbollit të Argjentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›