E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja gjermane, letër tifozëve

Para zhvillimit të gjysmëfinales dhe njërit prej dueleve më të mëdha të Botërorit, kombëtarja gjermane u ka dërguar një letër tifozëve në Gjermani, me të cilën ata i falënderojnë të gjithë për mbështetjen e treguar për ta.

"Ne të gjithë kemi parë fotografi nga Gjermania. Qindra mijëra tifozë në sheshet publike, miliona ekrane gjigante televizive, emocione në të zezë, kuq dhe ari . Vendi ynë argëtohet me një festë paqësore futbollistike" thuhet në letër.

Më tej në letër theksohet se edhe pse ata janë gati 10 mijë kilometra larg, mbështetja e tyre është për çdonjërin prej tyre.

"Entuziazmi juaj na jep një shtysë për gjithsecilin prej nesh. Entuziazmi juaj na jep një shtytje të veçantë. Mbështetja juaj na bën më të fortë".
Rrugës tonë për në finale ende nuk i ka ardhur fundi, festa do të vazhdojë. Në Afrikën e Jugut dhe në Gjermani. Ne jemi të gjithë një ekip. Dhe ne të gjithë kemi një qëllim shumë të madh. Së bashku ne mund ta bëjmë këtë!" thuhet në letrën e kombëtares gjermane drejtuar tifozëve.
Të mërkurën Gjermania zhvillon ndeshjen gjysmëfinale kundër kampionit të Evropës, Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›