E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Marwijk : Do shkojmë në finale


Kujdes nga pasioni i Uruguajit. Trajneri i Holandës Bert Van Marwijk i ka paralajmëruar futbollistët e tij në prag të ndeshjes gjysmëfinale kundër Amerikano Jugorëve . Holanda ka mundësinë më të mirë për të arritur në finalen e madhe të Johanesburgut . Tulipanët kanë marrë pesë fitore deri tani në Kupën e Botës dhe janë një skuadrër e mirë dhe e aftë të triumfojë. Portokallinjtë do të jenë në ndeshjen e sotme pa Van Ber Viel dhe De Jong të skualifikuar të cilët do të zëvendësohen nga Bularuz dhe De Zeuv ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë me atë që mposhti Brazilin.
Trajneri i portokallinjve nuk është i surprizuar që në këtë fazë gjen përballë Uruguajin. "Në fillim të turneut u kisha thënë lojtarëve të se janë një skuadër për t'u marrë në konsideratë ,çdo skuadër ka pikën e saj të fortë dhe Uruguaji ka pasionin", shtoi ai.
Van Marwijk hedh poshtë çdo akuzë se skuadra e tij nuk bën një loje spektakolare. "Nuk kemi fituar rastësisht kundër një skuadre të madhe si Brazili. Nëse shënon do të thotë që ke krijuar raste, por nuk është e thënë që të jesh gjithmonë i bukur në futboll", është mbrojtur Van Marvik. Por Holanda sipas Van Marvik dëshiron të shkojë në finale dhe do e arrijë objektivin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›