E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres: E ardhmja, pas Botërorit

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka deklaruar se ai do të duhet të bisedojë me drejtuesit e skuadrës së tij pas Kampionatit Botëror për të vendosur për të ardhmen e tij.

"Them se kur të përfundojë Botërori unë do të bisedoj me drejtuesit e Liverpoolit dhe ata do të ma sqarojnë situatën reale dhe se si janë gjërat për momentin. Gjithashtu do të bisedoj me trajnerin e ri".

"Ka ende kohë për këtë, por unë dua ta përfundoj Botërorin, të shkoj në pushime, pasi që nuk kam shkuar në pushime që tre vjet, të pushoj dhe më pas do të ketë kohë për të biseduar për gjithë këtë, situata nuk do të ndryshojë pa marrë parasysh nëse bisedojmë herët apo vonë".

"Sinqerisht, ekipet nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë deri para përfundimit të Botërorit. Lojtarët këtu preferojnë të presin, ka mjaft kohë", deklaroi Torres për El Mundo Deportivo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›