E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minipanair artizanësh pranë Muzeut Historik Kombtar

Shqipëria ka shpalosur pasuritë e veta etnografike dhe natyrore në një minipanair artizanësh dhe fermeresh pranë Muzeut Historik Kombtar në muajin e bashkëpunimit së bashku për Evropën. Pirografia nga Shkodra Diana Kroni dhe organizatori Dodë Marinaj nga fshati Kqir i rrethit të Pukës tregojnë se si kanë gjetur rrugën e mbijetesës së familjeve dhe komuniteteve duke ruajtur dhe traditën shqiptare me investimet italiane.
Artistë dhe bujq e blegtorë të organizuar nga Shkodra, Elbasani, Puka, Lezha e Mirdita kanë prezantuar punimet artistike të trevave të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme si dhe kanë garantuar cilësinë e produkteve me përmbajtje natyrore duke manifestuar sukses në tërheqjen e blerësve nga rajoni dhe vendet evropiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›